Një ditë në plazh si dikur tek… Liqeni i Tiranës

Disa të rinj kanë rikthyer traditën e të bërit plazh tek liqeni artificial i Tiranës. 

Vajzat dhe djemtë e Ecovolis kanë parkuar biçikletat e tyre në breg, hoqën rrobat dhe për pak orën morën rrezet e diellit dhe bënë plazh tek liqeni. 

Teksa postojnë fotot në faqen e tyre ata shkruajnë se uji duhet që të jetë më i pastër e të ketë vende me rërë ku fëmijët të luajnë, një kullë vrojtimi dhe siguri për fëmijët dhe të rinjtë të notojnë. 

 “Plazhi plazh te Liqeni i Tiranës…

 Por duhet uji të jetë më i pastër, të ketë vende me rërë ku fëmijët të luajnë, një kullë vrojtimi dhe siguri për fëmijët dhe të rinjtë të notojnë, të ketë më shumë sporte ujore si kanoa, dhe të kthehet në një Plazh tw bukur Publik. 

Do te donim dhe Liqeni i Tiranes te ishte si qindra liqene te tjera europiane ku rinia freskohet diteve te nxehta dhe pedalon me rroba banjo! 

#PlazhTeLiqeni 🏖🚴‍♀️🚣‍♀️#PedaloMeRrobaBanjo #FundjavaSportiveshkruan Ecovolis teksa poston fotografitë nga “një ditë në plazh tek liqeni”.