Policia greke arreston çiftin shqiptar, u gjenden në banesë 41 kg drogë

Një operacion antidrogë është zhvilluar sot në Athinë, në banesën e një çifti shqiptarësh, ku janë sekuestruar 41 kilogramë drogë. Policia greke në një njoftim bën me dije se  kanë sekuestruar  dhe një automjet dhe sende të tjera, po ashtu kanë bërë dhe arrestimin e 3 persona.

Njoftimi nga policia

Athine, operacion i policise greke sekuestrohen:

41 kg 740 gram marijuane

10 kg 330 gram hashash cokollate

2 Kallashnikove

4 krehera Kallashnikovi

542 fisheke

3 peshore elektronike

7 celulare

1 automjet

Këto u sekuestruan në banesën e një çifti shqiptar, mashkulli 38 dhe femra 36-vjeç në Keratsini, Athinë të cilët punon për llogari të një shqiptari 26-vjec. Policia arrestoi në banese dy të parët dhe kapi Sepolia, 26-vjecarin.