Ronaldo paguhet tre herë më shumë se e gjithë skuadra e Frosinones

Ditën e diel në orën 20:30 Juventusi do të luajë në transfertë kundër skuadrës modeste të Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në Serie A. Vetëm Cristiano Ronaldo fiton tre herë më shumë sesa e gjithë skuadra e Frosinones.

Përpara kësaj ndeshjeje, është llogaritur se paga e Ronaldos është më e madhe se e të gjithë lojtarëve kundërshtar. Fituesi i Topit të Artë ka një kontratë me vlerë prej 31 milion euro në vit tek Juventusi, duke mos përfshirë sponsorizimet e ndryshme dhe shpërblimet nga performancat e mira.

Paga e të gjithë lojtarëve të Frosinones për këtë sezon është vetëm 11 milion euro neto pothuajse tre herë më pak se vetëm e Ronaldos. Lojtari me pagën më të lartë tek Frosinone është Joel Campbell, i cili arkëton 850,000 euro për sezon, ndërkohë Cristiano Ronaldo fiton 646,000 euro në javë.