Monitorimi online i bizneseve, PD: Tenderi 15 mln euro abuziv

Dy deputetët e Partisë Demokratike Jordia Tabaku dhe Endri Hasa nga selia blu akuzuan qeverinë ‘Rama’ lidhur me tenderin për monitorimin online të bizneseve.

Sipas PD-së qeveria bëri disa kritere ekskluzive që të fitonte kompania e paracaktuar në sistemin e taksave. Gjatë fjalës së saj deputetja Tabaku tha se kjo garë ishte farse me qëllimin e vetëm që kompania të përmbushte kriteret.

“Gara ishte farse, pasi u bë me qëllim që kompania të përmbush kriteret. Tenderi korruptiv nuk do te zbatohet”, -tha Tabaku. Ndërkohë Hasa tha se pas këtij tenderi me vlerë sipas tij 15 milionë euro, fshihet monopol i pastër. “140 mije kasat e biznesit duhet te nderrohen. Qeveria fshihet pas fjales tender, është monopol i paster. Tenderi prej 15 mln euro s’duhet te zbatohet”, tha deputeti.