Dita pa makina, trafik i ngarkuar në Tiranë (VIDEO)

Ambulanca po kërkon ti hapin rrugën pranë Sheshit Shqiponja. Në ditën pa makina ky automjet urgjence mjekësore ka mbetur në trafik. E tillë ka qenë ngarkesa në hyrje të kryeqytetit. E po ashtu edhe në unazën e re në drejtim të daljes nga Tirana.

Nisma e ditës pa makina synon synon uljen e përdorimit të makinave private dhe promovimin e alternativave mjedisore në transport. E shtuna në rrugët brenda kryeqyteit nuk ka rezultuar e nga ngarkuar sa akset në dalje të saj.

Dita pa makina është një nismë e Bashkimit Evropian e cila shtrihet në të gjithë botën, e titulluar “Java Evropiane e Qarkullimit”, e cila finalizohet më 22 shtator me ditën “Në qytet pa makinën time”.

Veprimtaritë në kuadër të kësaj nisme zhvillohen në të njëjtën kohë në 1130 qytete në 35 shtete të botës, duke synuar të ndërgjegjësojnë publikun për pasojat negative që shkakton përdorimi i automjeteve në mjedis, si dhe për të inkurajuar zhvillimin e transportit të qëndrueshëm publik. /ABCnews/