Prokurorët sherr me Donika Prelën, ndërhyn Policia

Prokuroria e Krimeve të Rënda është në koas dhe situata ka agravuar rëndë. Një ditë më parë rreth orës 16:30 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur kaos dhe konflikt e është dashur ndërhyrja e policisë. Prokurorët që refuzuan të merrnin në dorë dosjen Shullazi kanë kërkuar të takojnë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela. Kjo e fundit ka refuzuar t’i takojë dhe në këto momente ka pasur tension e përplasje. Ata kanë kërkuar të hyjnë me forcë në zyrën e saj, ndërsa Prela ka kërkuar edhe ndihmën e policisë.