Prezantuesja e parë që drejton edicionin e lajmeve në Arabinë Saudite (Video)

Një gazetare në Arabinë Saudite është bërë gruaja e parë që ka drejtuar buletinin kryesor të lajmeve në televizionin shtetëror.

Weam Al Dakheel “bëri historinë” pasi bashkë-prezantoi buletinin e lajmeve në Al Saudiya, gjatë të enjtes mbrëma përkrah kolegut të saj, transmeton Telegrafi.

Gazetarja ka marrë lëvdata në rrjetet sociale, ku përdoruesit e Twitter-it e kanë komplimentuar për punën duke pranuar se pamja e saj ka shënuar kthesë të madhe në mbretërinë konservatore.

Al Dakheel më parë ka punuar si gazetare për CNBC Arabia dhe si prezantuese në Al-Arab me seli në Bahrein. Televizioni Al Saudiya më herët ishte njohur si Saudi TV,drejtohet nga shteti dhe administrohet nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit. /Telegrafi/