Partizani-Flamurtari, surpriza në formacionet zyrtare të super ndeshjes

Pas pak minutash në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet super sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e katërt të Kategorisë Superiore. Skuadrat do të kërkojnë të rikthehen te fitorja, teksa Partizani barazoi në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Flamurtari u mposht në shtëpi ndaj Skënderbeut. Nuk mungojnë surprizat në formacionet titullare, teksa Rubin Hebaj nuk ia ka dalë të jetë titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Hoxha, Atanda, Ibrahimi, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Mala, Asani, Mensah, Bardhi

Flamurtari: Koliçi, Pollozhani, Sirghi, Siljanovski, Kotobelli, Deliaj, Beqaj, Batha, Torassa, Danilo Alvesh, Bushiç.