Arrestimi i mjekëve, Ulqinaku: Bandat qarkullojnë të lirë

Deputetja e PD-së, Izmira Ulqinaku, ka reaguar për arrestimin e mjekëve në Shkodër. Si deputete e këtij qarku, ajo thotë se mjekët arrestohet me urdhër nga lart, kurse bandat lëvizin lirshëm.

”Bandat dhe kriminelët me makina të blinduara, qarkullojnë të lirë në mes të qytetit të Shkodrës, policia arreston intelektualët dhe profesionistët”, shprehet Ulqinaku në një reagim në Facebook.

Ajo shton se arrestimi i një pjese të stafit mjeksor të Spitalit të Shkodrës dhe heqja e të drejtës së ushtrimit të profesionit, tremb qytetarët e ndershëm që duan të jetojnë të lirë në vendin tonë.

Deputetja e PD-së i bën thirrje Prokurorisë, që të hetojë në mënyrë të paanshme dhe joselektive, si dhe Gjykatës të shqyrtojë të gjitha provat e servirura.