“Më jep paratë, ndryshe vjen shqiptari dhe…”, kjo është forma më e fundit e kërcënimit në Itali

“Më jep paratë, përndryshe vjen shqiptari dhe të lëndon ty edhe familjen tënde.” Kjo është forma më e fundit e kërcënimit që po përdoret në Itali.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në qytetin e Parmës, ku një 33-vjeçar prej më shumë se një muaj i kërkonte paratë ish-partnerit të tij të biznesit, 29-vjeçar.

Nga frika se mund t’i ndodhte diçka atij dhe familjes së tij, i riu i dha plot 5.000 euro 33-vjeçarit. Mesa duket reputacioni i shqiptarëve në Itali nuk është edhe aq i paqtë, marrë shkas nga fakti që së fundmi emri i tyre po përdoret për kërcënime.

Ditën e djeshme në Itali, u kap një nga pjestarët e bandës italo-shqiptare, që morën peng kontabilistin e ish-kryeministrit Berlusconi.