Krasniqi për raportimin e Markut: Drejtoi 12 ditë gjatë 2017-ës

Analisti i njohur i çështjeve politike, Afrim Krasniqi e ka cilësuar raportimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme Arta Marku sot në Kuvend si paradoksale.

Krasniqi shkruan në rrjete sociale se Marku ka raportuar mbi kriminalitetin përgjatë 2017-ës, në një kohë kur ajo u zgjidh në fund të dhjetorit dhe ka ushtruar këtë detyrë vetëm 12 ditë.

“Paradoks në emër të procedurës: Prokuroria e Përgjithshme (e përkohshme) raporton në Kuvend me 20/9/2018 për institucionin + punën e tij gjatë 2017 kur vetë ajo është zgjedhur me 18.12.2017! Pra, ka drejtuar 12 ditë gjatë 2017! Natyrisht 0 diskutime. Kuvendi, i vonuar dhe formal!”, shkruan Krasniqi.