Ikin ditët me diell, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Moti mbi vendin tonë ditët e fundit është dominuar nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta. Por sipas parashikimit të Meteoalb, duke nisur nga fillim java tjetër do ketë reshje dhe ulje të temperaturave.

Sipas Meteoalb, nesër dhe gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore. Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

TEMPERATURAT do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjesve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java QE VJEN SJELL rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.