Bojkotohet mësimi në një shkollë në Korçë: Jo mësim me dy turne

Është bojkotuar mësimi në shkollën “Mësonjëtorja e Parë Shqipe”, në Korçës. Dy klasa të pesta nuk kanë marrë mësim këtë të enjte, për shkak të ndërrimit të turneve, pasi në ketë shkollë ka patur një rritje të numrit të nxënësve.

Kjo ka bërë që klasat e pesta te marrin mësim ne orët e pasdites. Kjo krijuar pakënaqësi te prindërit të cilët janë ngritur në protestë.

I pyetur mbi këtë vendim drejtori i Drejtorisë së Arsimit Korçë, Kristaq Grabocka, tha se nuk sheh asnjë arsye që të bojkotohet mësimi, pasi ambientet në këtë shkollë nuk janë të mjaftueshme për t’u zhvilluar mësimi vetëm paradite për shkak të shtimit nxënësve.