Ushqimet në çantën e fëmijëve

Në mëngjes, përveç punëve të përditshme, tashmë do duhet të përgatisni dhe ushqimin për fëmijët në shkollë. Për këtë ka disa sugjerime që të përgatisni një mesvakt të shijshëm dhe të shëndetshëm të bërë në shtëpi.

Kek shtëpie

Sigurisht që për mamat është e vështirë të gatuajnë herët në mëngjes një kek por mund të alternojnë më së miri kohën e tyre në mbrëmje. Gjatë gatimit të darkës, ndezin furrën, bëjnë gati brumin dhe voila. Në mëngjes një fetë kek me vete është perfekt për fëmijën tuaj.

Sallata e frutave

Këshillohet nga nutricionistët si për fëmijë dhe për të rritur. Një tas me banane,fruta të prera në kube, duke i hedhur disa pika limoni që frutat mos të marrin ngjyrë.

Fëmija do të kripurat

Sigurisht në mendje të shkojnë një copë picë apo një fokaçe, që janë të shijshme por jo dietë e shëndetshme. Kështu që fokusohemi tek djathi. Biskota të kripura apo tost, në pushimin e orëve është fantastik.

Dhe e fundit, mjafton një fetë bukë me reçel, apo mjaltë…. Ndonjëherë ama dhe mund të lejojmë çokokremin.