Ronaldo “skuqet” padrejtësisht, por Juventus mund lehtësisht Valencian (VIDEO)

Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Champions League, duke fituar 2-0 në transfertë ndaj Valencias, edhe pse luajtën për një orë me një lojtarë më pak. Cristiano Ronaldo u largua me karton tq kuq në minutën e 30-të nga gjyqtari Felix Bryzh. Mbrojtësi Murillo simuloi brenda zonës duke u rrëzuar, teksa portugezi e ka prekur në kokë për t’i bërë shenjë për të ngritur, një gjest që është parë ndryshe nga anësori pas porte që i bëri me shenjë gjyqtarit kryesor për ta ndëshkuar me karton të kuq. Ronaldo shpërtheu më pas në lot duke thënë se nuk ka bërë asgjë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, bardhezinjtë fituan një penallti, e cila u kthye në gol nga Miralem Pjanic. Fillimi i pjesës së dytë ishte sërish më i mirë për torinezët që gjetën golin e dytë,s ërish nga pika e bardhë, me të njëjtin autor, Pjanic.  Në minutën e 5-të  shtesë, Parejo humbi një penallti që u prit mjaft mirë nga Szczesny.

Në ndeshjen tjetër të Grupit H, Manchester United fitoi 3-0 në transfertën ndaj Young Boys. Pogba hapi serinë e golave në minutën e 35-të, ndërkohë që 1 minuta nga fundi i pjesës së parë, francezi shënoi nga pika e bardhë. Në pjesën e dytë në minutën e 66-të, Martial shënoi golin e tretë për skuadrën e tij /Koha Jone/