Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka

Kryeministri Edi Rama, në takimin e kësaj të mërkure me koordinatorët e bashkëqeverisjes, deklaroi se “platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore”.

Por, kreu i qeverisë, shtoi se platforma është zgjidhje “kur rastet lidhen drejtpërdrejtë me detyrimet e zyrave të shtetit”.

“Platforma është e aksesueshme në çdo vend, nuk ka nevojë që të shkoni nëpër zyra. Nëse zyra nuk përgjigjet, brenda 3 minutave mund t’i drejtoheni platformës. Aty do të merren masa në rast se problemet janë të lidhura me parazitizmin e zyrave”, tha Rama.