Qeveria tre oferta për opozitën

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, gjatë konferencën për shtyp me homologun gjerman, tha se qeveria ka tre oferta konkrete në tavolinë për opozitën.

1-Ka një ofertë nga Rama dhe qeveria drejtuar opozitës në lidhje me ato çështje që konsiderohen të përbashkëta, që korrespondojmë me axhendën e integrimit.

2-Ka një ofertë në tavolinë për të mbështetur procesin e Vetting-ut në gjithë trupën e gjyqësorit dhe prokurorisë, sikundër edhe ju e keni bërë me dije, që kërkohen disa numra të caktuar për procesin e Vetting-ut që reforma në drejtësi të tejkalojë politikën.

3-Ka në ofertë në tavolinë për përfundimin e reformës zgjedhore, duke qenë se hyjmë në zgjedhjet vendore dhe ka vullnet dhe dashamirësi, edhe nga qeveria gjermane për ta mbështetur procesin me ekspertizë, përpos rolit të ODIHR.

Bushati theksoi se dialogu dhe thirrja për bashkëpunim nuk do të mungojnë. ”Jemi të vendosur për të vijuar me procesin e reformave”,-tha Bushati gjatë takimit të tij me homologun gjerman.