Ndërron jetë punëtori i mirëmbajtjes së rrugës, në pranga 3 persona

Policia e Librazhdit ka arrestuar 3 persona me akuzën e “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Më datë 17 të këtij muaji, në fshatin Xhyrë të Librazhdit, duke punuar në ambientet e brendshme të firmës, është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi 24-vjeçar me iniciale D.L. Të arrestuarit janë Kostandin Capo (41-vjeç), Fatmir Belba (26-vjeç) dhe Veledin Memelli (66-vjeç).

D.L., banues në Pogradec, ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës. Gjatë punës në fshatin Xhyrë ai ra në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë gjeti vdekjen.