Ministri fryn qirinjtë e 52-vjetorit (VIDEO)

Heiko Maas, festoi 52 vjetorin në vizitën zyrtare në Tiranë. Teksa ishte duke dalë nga takimi i delegacioneve në ministrin e Jashtme për të shkuar në sallën e konferencave. ministri i Jashtëm Gjerman është ndeshur me këngën e datëlindjes, ku mbeti pa fjalë fillimisht. Para tij, stafi i MEPJ-së ka sjellë një tortë ku i uron dhe ditëlindjen, teksa vetë ministri gjerman i papërgatitur për këtë nuk harron të bëj batuta. ”Ta bëjmë dhe njëherë këtë në konferencën për shtyp”, ka thënë ministri gjerman, mjaft i lumtur teksa i fryn dhe qiriut të tortës.