Manjani-opozitës: Dilni nga Kuvendi, pasi…

”Largim nga kuvendi”, është sugjerimi që jep ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për opozitën e bashkuar. Në një status në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ky hap ”i jep legjitimitet dhunës së Partisë-shtet”.

”Sugjerim: Opozita duhet të dalë nga Kuvendi sepse i jep legjitimitet dhunës së Partisë-shtet! Reformat që kërkohen janë iluzion”, shkruan Manjani.

Opozita nuk ka qenë e pranishme në seancat parlamentare që në nisje të sezonit të ri në fillim të shtatorit. Nesër është parashikuar një mbledhje e përbashkët në Vlorë, në shenjë qëndrese ndaj kriminalitetit të lidhur me qeverinë.