Klopp imiton Firminon: Një ditë para ndeshjes më thanë se s’mund të luante!

Gishti në sy soli shumë frikë në ndeshjen me Tottenhamin, por më pas erdhi mbrëmja e madhe ndaj PSG, për të cilin ai nuk kishte shpresa se mund të luante. Protagonisti është Firmino, sulmuesi i Liverpool, i cili vendosi ndeshjen me një gol në minutën e tretë shtesë duke i dhënë 3 pikë të merituara ekipit të tij.

Braziliani ka festuar në një mënyrë të veçantë, si një piratë me një sy, duke ju referuar dëmtimit në sy nga Vertonghen. Ky festim ka lënë përshtypje edhe te Jurgen Klopp, i cili pa ndeshjes e imitoi: “Një ditë para ndeshjes, mjekët më patën thënë se ai nuk mund të luante, pasi nuk shikonte. Firmino ndërkohë më tha se ishte gati dhe shënoi gol”, deklaroi Klopp. /Koha Jone/