City dhuron surprizën e mbrëmjes, mundet në shtëpi nga Lyoni (VIDEO)

Surpriza e madhe e mbrëmjes së Champions League ishte humbja e Manchester City-it,  favorites së madhe për të fituar Champions Leaguen nga bookmakers-at. Citiziens u mposhtën 1-2 në Etihad nga Lyon.

Cornet dhe Fekir realizuan për francezët ndërsa Bernardo Silva shkurtoi shifrat në pjesën e dytë. Në ndeshjen tjetër të grupit F që kryesohet nga Lyoni, Shakthar Donetsk dhe Hoffenheim u ndanë në një barazim 2-2.