Arta Marku nesër në Kuvend, zbulohet arsyeja

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku mes flakadanëve dhe protestës së opozitës u betua si drejtuesja e re e organit të akuzës.

Mësohet se Kryeprkurorja e përkohshme, do të raportojë një orë para deputetëve të mazhorancës, pasi opozita do të mblidhet në Vlorë. Në rendin e ditës së nesërme, është parashikuar që Marku të raportojë mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017.

”Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2017 (pdf) ( neni 103, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë) Shprehet titullari i institucionit –deri në 60 minuta Shprehen komisionet: Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare Pyetje Diskutime (nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi ose 10 deputetë)”, sqarohet në njoftimin online të Kuvendit