Reforma në Drejtësi, PS miraton 9 kandidatët për Këshillin Mbikëqyrës (Emrat)

Socialistët në Komisionin e Ligjeve, në mungesë të përfaqësuesve të opozitës në mbledhje, kanë votuar 9 emrat, të cilët janë kandidatë për Këshillin Mbikëqyrës të reformës në drejtësi.

Mësohet se 9 kandidatët e votuar nga Komisioni i Ligjeve dhe që pritet të votohen nga Parlamenti janë Andi Murataj, Artan Spahiu, Gëzim Allaraj, Ilir Kadiu, Irna Milo, Lindita Rusmajli, Sajmir Shehri, Sajmi Vishaj, Suzana Pasha.

Lista me 9 kandidatët do t’i paraqitet seancës plenare të Kuvendit.