Presidenti i Barcelonës në një mendje me Messin: Juvja me Ronaldon favorite për Championsin

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport” duke folur për sezonin e ri në Champions, por dhe për kalimin e Ronaldos te Juventusi.

“Do të provojmë për të gjitha gjithçka, pasi kemi përforcuar ekipin: mpak futbollist, por me më shumë kualitet dhe nga ekipi i të rinjve. Kush fiton Championsin? Ka ekuilibër. Duke përjashtuar Juventusin që ka bërë një goditje të madhe, asnjë nuk ka bërë investime të mëdha. Është parë më shumë plani sportiv se ai ekonomik.

A ju surprizoi kalimi i Ronaldos teJuvja? Andrea Agnelli ka bërë një goditje të madhe. Më vjen keq që La Liga humbi një tjetër yll pas Nehmar. Është një diçka negative, por nuk më intereson se çfarë bën Reali. Ronaldo do të përmirësojë jo vetëm Juven, por të gjithë Seria A. Duke folur për Championsin jam dakord me Messin: Juve me Ronaldon është kandidate kryesor për ta fituar trofeun”, deklaroi numri një i katalanasve. /Koha Jone/