Policia asgjëson në 8 muaj 10 mijë bimë narkotike

Rreth 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa u asgjësuan gjatë 8 muajve të parë të 2018 në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit. Pjesa më e madhe bimëve ishte kultivuar në zonat jugut, si periferia e Përmetit, Tepelenës dhe Memaliajt. Këto zona edhe në të kaluarën kanë qenë të evidentuara nga uniformat blu si vende ku kultovoheshin bimët narktotike.

Policia Shtetit pohon se, shifra e asgjesimit për 2018 është 4 herë më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Policia nuk bën të ditur se sa është sipërfaqja në total e kultivuar me bimë narkotike në të gjithë vendin, duke vënë në dispozicion vetëm asgjesimin e tyre.

Sipas uniformave blu përsëri në birgjet italiane nuk kanë munguar dërgesat me kanabis të nisura me gomone nga Shqipëria. Sasia e drogës, dyshohet se ka qenë e magazinuar nga vitet e kaluara, e cila kishte mbetur stok pasi tregu ka qenë i tejngopur me lëndë narktotike, duke ulur ndjeshëm edhe çmimin e saj.