Lumturia mbeti në foto

Një ndër shkaqet e aksidenteve rrugore, është shpejtësia. Një 29-vjeçar nga Izmiri i Turqisë, humbi jetën në një aksident automobilistik mbrëmjen e së dielës. I riu la në lot bashkëshorten me të cilën kishte lidhur kurorë vetëm disa muaj më parë. Fotot e martesës së çiftit janë shpërndarë në rrjet duke i prekur të gjithë në median sociale, ku të shumtë ishin ata që bënin thirrje për më shumë kujdes me shpejtësinë në mënyrë që lumturia të mos ngelë vetëm në foto. 29-vjeçari Halil Çaparoglu po udhëtonte i vetëm në distriktin Tire të Izmirit kur fillimisht u përplas me tabelat e sinjalistikës dhe më pas me një grumbull rëre. Sipas raportimeve mediatke, i riu i cili punonte si mekanik traktorësh humbi jetën në vendngjarje si pasojë e shpejtësisë së lartë.