Interi përmbysje e çmendur ndaj Tottenhamit, anglezët 6 minuta në “gjumë” (VIDEO)

Interi është rikthyer në mënyrën më të mirë në Ligën e Kampionëve, duke fituar 2-1 menjë përmbysje të çmendur në ndeshjen e parë ndaj Tottenhamit. Pas një pjese të parë të vakët për të dyja ekipet, në minutën e 53-të është Eriksen i cili do të zhbllokonte rezultatin duke pllakosur heshtjen në “San Siro”.

Interi nuk dorëzohet duke u hedhur në sulm në kërkim të golit të barazimit, që do të vinte në minutën e 86-të, me Mauro Icardin, i cili shënoi një gol me shumë peshë. Zikaltrit marrin zemër, teksa në minutën e tretë shtesë do të shënonin edhe golin e avantazhit me Vecinon, i cili shënon me kokë brenda zonës, pas një shpërqendrimi të klubit anglez që humbi “toruan” në minutat e fundit, me Pochetinon që nuk i besonte sytë në stol. /Koha Jonë/