Fyerjet e Shalsit, reagon deputeti Braimllari: Një hajdut nuk mund të sillet ndryshe

Deputeti Endrit Braimllari, në një reagim në Facebook e cilëson mbledhjen e komisionit si shfaqje të hajdutërisë së qeverisë. “Kryeministri hajdut urdhëroi dy hajdutët e tij: hajdutin e bashkisë, në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës dhe hajdutin e qeverisë, të flasin sot në komision për një ligj hajdut. Sot hajdutët e qeverisë pranuan se donin të vidhnin pronën publike me ligj. Shteti ka rënë!”,- deklaroi Braimllari.

Reagimi i Braimllarit erdhi pas tensioneve dhe fyerjeve që deputeti i PS-së, Eduard Shalsi drejtoi sot në adresë të tij në Kuvend.

Nisja në Kuvend e diskutimit për ligjin e Teatrit Kombëtar, të rrëzuar nga Presidenti dhe BE, ka rritur tensionet mes palëve politike. Ndërsa opozita u rikthye sot në komisionet parlamentare për të kërkuar mosmiratimin e ligjit, që e cilëson si shkelje flagrante ligjore, deputetët e mazhorancës kanë tejkaluar etikën dhe funksionin e tyre ligjore.

Rasti më flagrant ishte ai i kreut të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Eduard Shalsi. Deputeti Socialist i cili ka detyrë që të garantojë mbledhje sipas Rregullores së Kuvendi dhe të mbaj pozicion të barabartë mes palëve ishte i pari që theu etikën duke dhënë një shfaqje të shëmtuar në komision.

Shalësi ju drejtua me fjalë fyese deputetit të LSI-së, Edrit Braimllari duke e fyer atë personalisht jashtë çdo etike jo vetëm parlamentare, por edhe qytetare. Por shkelja e Shalsit nuk është mjaftuar me kaq. I vetëdijshëm për figurën e turpshme prej cubi lagjesh që shfaqi në komision, deputeti socialist urdhëroi mediat që të dilnin jashtë dhe të mos filmonin dhe as transmetonin  momentin kur “rilindasi” shante me “libër shtëpie”.

Situata në komision ka vijuar me replika mes palëve.