Trajneri i Valencias “snobon” Ronaldon: Nuk ndryshojmë mënyrën e lojës për të!

Trajneri i Valencias, Marcelino po përgatitet për përballjen me Juventusin pa menduar shumë për Cristiano Ronaldon.

“Jemi përballuar shpesh herë me Cristianon. Prania e tij nuk do të ndryshojë mënyrën se si ne luajmë, por ne do të përpiqemi për ta ndalur sa më shumë të jetë e mundur, ashtu si gjithë kundërshatrët. Juventus është një ekip që ka durim dhe di se si t’i shfrytëzojë gabimet e kundërshtarëve. Kanë një ekip të kompletuar dhe me shumë kualitete individuale”, nënvizoi strategu i Valencias.

Më pas nuk kanë munguar as elozhet për trajnerin e Juventusit, Allegrin. “Një ndër trajnerët me më shumë prestigj në Europë. E demonstron dhe fakti se është pjesë e Champions League prej disa vitesh radhazi. Juventus është ekipi më i mirë italian, pa asnjë dyshim. E thotë edhe rezultatet. Një ekip që i gjeneron mjaft mirë burimet e saj. Një ekip i madh për historinë dhe kualitetin”, deklaroi strategu spanjoll.