U aksidentua për vdekje, familjaret e 5-vjeçares: Na e vranë me qëllim

Familjarët e 5-vjeçares Afifela Metohu, që u aksidentua për vdekje më 30 qershor në Kurjan të Roskovecit, kërkojnë drejtësi përpara prokurorisë së Fierit.

Gjyshja e të voglës, Lumturi Metohu, thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shteti.

“Kerkojme prokurorin, e kemi takuar dhe kërkuar sqarime. Na e ka dhene. Kërkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime.  Me shkon mendja na e kanë vrare me qellim. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bere edhe prova. Makina ishte me shpejtesi marramendese. U be zhurme e madhe,” thotë ajo.

Familjarët e Afifelës thonë se i janë drejtuar me letër kryeministrit dhe kryeprokurores Arta Marku por nuk është marrë asnjë përgjigje.

“Sot eshre dita e pare e shkolles. Ndaj kam arrdhur ne shenje proteste sot.  Mos u lendofshin femijët sic u lëndova unë,” thotë Lumturia.

Ndërsa gjyshi i 5-vjeçares,  Azmi Metohu ngre dyshimet se pse mbrohet vrasësi i fëmijës.

“Kush fshihet. Pse e mbron prokuroria. Me aq sa kemi pare dosjen jane fshehur fotografi. Goditja e makines. Makina ka dale nga policia pa e pare ne. Autori ështe lene i lire derisa i ka dale pija Sot eshte protesta e pare. Do te vazhdojme. Thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsionin,” shprehet ai.