Bale nuk përmbahet: Pa Ronaldon jemi më mirë, punojmë në skuadër

Gareth Bale erdhi me shumë bujë te Real Madridi, por asnjëherë nuk ka arritur të jetë lojtari më i rëndësishëm i skuadrës, ndoshta edhe për shkakun e Kristiano Ronaldos që e linte disi në hije.

Me largimin e tij, Bale ka më shumë përgjegjësi dhe ka pranuar se pa Ronaldon, Reali është më shumë si skuadër tashmë.

Ai ka folur edhe për golin që shënoi në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpulit duke shprehur pakënaqësi që nuk u vlerësua si një nga golat më të bukur.

“Goli në finale? Unë mund të ndaloja topin dhe të mendohesha, por kur je në momente të tilla, duhet të provosh pasi pa provuar nuk bën dot asgjë. Isha i sigurt se ku shkon topi dhe për këtë mjafton të shihni videon. Mbaj mend pak qetësi dhe shpërthimin e tifozëve.

Vlerësimi dhe largimi i Ronaldos? Dua të di se kush ka qenë në juri për vlerësimin e golave më të bukur pasi duhet të përjashtohen. Nuk e di nëse goli im ishte apo jo më i bukur se i Ronaldos, por duhet vlerësuar. Kristiano është një lojtar i madh, por pa të jemi më shumë skuadër, nuk punojmë të gjithë në funksion të një lojtari të vetëm”, u shpreh Bale.