7 të plagosur në Zakynthos: Bie masa shkëmbore në ishullin grek!

Të paktën shtatë persona u plagosën si pasojë e shkëputjes së një pjese shkëmbore në plazhin e famshëm Navagio të ishullit grek, Zakynthos.

Incidenti ndodhi paraditen e djeshme dhe fatmirësisht të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Pati një zhurmë dhe një pjesë e vogël e shkëmbit ra, pastaj një tjetër dhe në në fund një pjesë e tretë që krijoi një dallgë shumë të madhe.” tregoi një dëshmitar.

Momentalisht, Porti i Zakynthos, i cili njihet edhe si Zante në Europën Perëndimore, është i evakuuar.

Ishulli është i shumëpreferuar nga turistët për shkak të anijes në breg dhe shkëmbinjve të pjerrët rreth saj.