Rama e përjashtoi live, Gjetan Gjetani nuk e tradhton PS-në

Edhe pse Asambleja e Partisë Socialiste vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar, deputeti Gjetan Gjetani duket se nuk do ta tradhtojë këtë forcë politike.

Në fotot e publikuara nga fotografi Agim Rama, Gjetani është rreshtuar krah socialistëve në sallën e seancave plenare, ndërsa shihet të ketë ngritur votën e tij, për ligjet në parashikuara në rendin e ditës, votë e cila nuk dallon nga kolegët socialistë.

Kreu i PS, Edi Rama e shkarkoi ‘live’ nga grupi parlamentar i PS, deputetin Gjetan Gjetani, pas kritikave të këtij të fundit për komisariatin e Kurbinit.