Mbante armë në lokal, në pranga 46-vjeçari

Një 46-vjeçar, pronar i një lokali bastesh dhe lotosh sportive u arrestua në Pogradec pasi në ambientet e biznesit të tij mbante armë zjarri dhe fishekë.

Policia tha se “në pranga ka rënë shtetas Lavdi Çuli,  46 vjeç, pasi gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe loto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse”. Materialet i kaluan Prokurorisë Pogradec për veprime të mëtejshme.