500 mijë euro drogë mes kumbullave, kapet i riu shqiptar (Emri)

Karabinierët e Stacionit të Policisë në Teano, në lokalitetin e “Pasarelle”, gjatë një shërbimi që synonte zbulimin e krimeve në lidhje me drogën, kanë arrestuar në flagrancë për kultivim ilegal të drogës tre persona, mes tyre një shqiptar.

Të arrestuar janë Gregorio Mallardo, 63 vjeç, rezident në Giugliano, Campania’ Denis Nuredini, shqiptar 25 vjeç, rezident në Teano’ Svetlana Tsebreva, 59 vjeç dhe Elena Tsebreva, 54 vjeçe, të dyja ruse dhe rezidente në Qualiano.

Karabinierët kanë gjetur të kultivuara 220 bimë marijuane, me lartësi nga 1.80 metra në 3 metra, me një peshë rreth 250 kg, të fshehura mirë midis pemëve të kumbullave, në një frutore me sipërfaqe rreth 3 hektarë, të pajisur edhe me një sistem të ujitjes.

Frutorja ishte në pronësi dhe përdorim nga 63-vjeçari italian, ndërsa Nuredini punonte si kujdestar i plantacioneve.

Pas kontrolleve në banesën e italianit, karabinierët e kapën Mallardon në shoqërinë e dy ruseve. Në dhomën e gjumit u gjetën edhe 12 kg e 500 gram marijuanë e përpunuar dhe e thatë. Në një sirtar u gjet një karikator pistolete të kalibrit 9 me 5 plumba dhe një zarf me 77 plumba të kalibrit të njëjtë.
63-vjeçari po ndiqet penalisht edhe për posedim ilegal të armëve dhe municioneve.

Në dhomat e tjera të shtëpisë, nga ana tjetër, u gjetën materiale të ndryshme për kultivimin, rritjen, tharjen, paketimin dhe përzierjen e lëndës narkotike, si dhe 4 peshore elektronike.

Droga e gjetur, vlera e së cilës shkon në rreth 500,000 euro dhe i gjithë materiali i tjetër, janë sekuestruar nga karabinierët.