Akuza e rëndë e Hysajt: Nuk e kishim provuar asnjëherë skemën e Panuccit

Kapiteni i Shqipërisë në ndeshjen ndaj Skocisë, Elseid Hysaj ka hedhur akuza të rënda në lidhje me skemën e pjesës së dytë që përdori Panucci në pjesën e dytë.

“Nuk kemi pasur kohë të provojmë skemat e trajnerit, atë të pjesës së dytë nuk e kishim provuar asnjëherë. Kishim rastet tona, por nuk kemi arritur t’i shfrytëzojmë. Kishim mundësi edhe në pjesën e parë, por morëm një gol në momentin që nuk duhej.

Nuk kemi se çfarë të bëjmë, futbolli kështu e ka. Diferenca në fushën e lojës nuk ishin shumë të mëdha, përveç pjesës që ishin mirë në anën fizike. Falë 3 pikëshit që morëm me Izraelin, tashmë jemi ende në lojë”, ka thënë Hysaj.