Martohet papritmas Rona Nishliu, këngëtarja që çoi në këmbë “Eurovisionin” (FOTO)

Këngëtarja shqiptare, Rona Nishliu i ka dhënë fund beqarisë. Papritur u publikua fotografia e saj e martesës nga grimieri kosovar Arbër Bytyqi, i cili i uronte një jetë të lumtur me partnerin.

Pamja e re dhe fustani e nusërisë e bën Ronën të duket më e bukur se kurrë. Ende nuk dihet kush është partneri dhe si janë njohur.

Kujtojmë se Rona Nishliu drithëroi të gjithë ata që e ndoqën në festivalin europian “Eurovision” ku përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Suus”. Ajo arriti të renditet në vendin e pesta në finalen e madhe.