Scaloni: Dybala nuk luan nesër për shkak të problemeve personale

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, është gati të bëjë debutimin e tij në krye të Argjentinës. Ekipi amerikano-latin, do të luajë në një miqësore me Guatemalën. Strategu ka folur për dy mungesa të mëdha, që nuk do të luajnë ndaj Guatemalës, si Ikardi dhe Dybala, edhe pse mungon gjithashtu edhe Lionel Messi.

“Icardi bo bën një punë shumë të mirë dhe më pëlqen, por do ta nisë nga stoli ndeshjen, dhe gjatë minutave do shohim nëse do të ketë hapësirë për të. Ideja është që të luajë si titullar ndaj Kolumbisë, kështu që do të ketë edhe dy ditë më shumë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Dibala? Ai ka pasur disa probleme personale, dhe është bashkuar me vonesë me ekipin, sigurisht, edhe me lejen time. Nesër do të jetë pjesë e skuadrës, por nuk do të luajë. Me siguri ndaj Kolumbisë do të jetë gati”, deklaroi trajneri Scaloni.

Nga ana tjetër, risi do të jetë Giovani Simeone, sulmuesi i Fiorentinës, i cili do të bëjë debutimin absolut me Argjentinën, dhe që këtë ndeshje pritet ta nisë nga minuta e parë.