Sane bëhet çështje te Gjermania, braktis në mënyrë të papritur nga grumbullimi

Leroy Sane mbetet në qendër të vëmendjes te Gjermania.Pas lënies jashtë nga lista e lojtarëve të grumbulluar për në Kupën e Botës Rusi 2018 nga trajneri Joachim Low, Sane u rikthye te kombëtarja e pancerave për sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Francës dhe miqësoren ndaj Perusë.

Ndaj kampionëve të botës të enjten Sane u aktivizua për vetëm pak minuta, kjo gjë si ka pëlqyer aspak futbollistit i cili ka vendosur të largohet nga grumbullimi Gjermanisë edhe pse të dielën, pancerat do të sfidojnë Perunë në miqësore. Motivet e vërteta nuk dihen edhe pse federata gjermane e futbollit bën me dije se Sane është larguar për arsye personale.

Megjithatë në gjithë këtë mes diçka nuk shkon dhe raportet mes lojtarit dhe trajnerit Low mund të jenë prishur totalisht.