Rama e përjashtoi nga PS, reagon deputeti i Laçit: Ja kur e mora vesh

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të PS-së kryeministri Rama përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Gjetan Gjetani, pasi sipas tij kishte kërkuar që të punësonte njerëz të afërt nën drejtimin e policisë së Kurbinit.

Po vetë deputeti Gjetani nuk ka qenë aspak i habitur nga ky vendim i Ramës pasi jo më larg se dje ai denoncoi paaftësinë e policisë së Kurbinit, dhe heshtjen e tyre përballë krimit.

Në një reagim të shkurtër fill pas fjalës së Ramës Gjetani ka thënë se e ka ditur që dje që do të përjashtohej.

“Një reagim të plotë do e bëj në vazhdim. Për momentin nuk di ç’të them. E prisja. Kam marrë informacione që dje nga brenda partisë që do më përjashtonte”, ka thënë Gjetan Gjetani për Newsbomb.

Deputeti, Gjetan Gjetani për të cilin Rama kërkoi përjashtimin nga grupi parlamentar ka reaguar edhe ne rrjetet sociale, duke e konsideruar vendimin e padrejtë.

Reagimi i deputetit

Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, eshte nje vendim i padrejte.

Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnjë zgjidhje për Kurbinin. Duke më sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende të reja pune në Kurbin. Përkundrazi, shtoi vetëm një dozë tjeter të arrogancës së tij, arrogancë që e kanë dhe te besuarit e tij në Kurbin, dhe kjo jo vetëm nuk është ajo çfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye.