Mozzik: Kam vetëm 8 klasë shkollë

Reperi i njohur Mozzik ka zbuluar se ka sakrifikuar shumë në jetë për të ndërtuar karrierën muzikore që ka sot.

Ai është shprehur se u largua nga orët e mësimit për të shkuar në studiot e këngëve , duke treguar se ka vetëm 8 klasë shkollë.

“Bëj muzikë se jetoj. Nga fillimi im e kupton që vij nga lagjet e errëta por të sinqerta. Kam ikur nga shkolla për të shkuar në studio. Kam fjetur në studio. Shumë sakrifica për muzikë që nëse filloj nuk di të ndalem. 

Zoti i bekoftë të vërtetit e të drejtit. Mos u dëshpëroni nga ëndërrat. Lutuni për të mira e ëndërra sepse duhet. Nuk jam ndonjë arsimtar apo profesor, 8 vite shkollë kam por ju flas nga përvoja,”-shkruajti Mozzik në InstaStory.