Zbardhet arsyeja, ja pse e ekzekutuan 27-vjeçarin në Mamurras

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja në Mamurras.

Dyshohet se shkak i vrasjes së 27-vjeçarit, Indrit Pepa është hakmarrja për një plagosje që viktima ka kryer 5 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si një 49-vjeçar me inicialet A.M. Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe.

Policia njofton se autori është shpallur tashmë në kërkim, por ende nuk është kapur. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës.