Braçe “ngacmon” Ahmetajn tek Ekonomia, ministri: Mos më ndërpre!

  • Ministri i Financave: ‘Vit rekord për turizmin dhe investimet e huaja’
  • 5 mijë lekë pensionistëve? Braçe: Një deputet aksioner merr 10 mln lekë
  • Ahmetaj: Paga mesatare në shtet do pësojë rritje, shifra shumë shpejt

Në komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej akti normativ për buxhetin e vitit 2018, kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe shtroi disa pyetje për ministrin e Finacave, Arben Ahmetaj që shkaktuan edhe debat mes tyre. Sipas Braçes ka pasur një vonesë në lëvrimin e fondeve dhe dikush duhet të japë llogari për këtë. Braçe kërkoi të dinte se si ka mundësi që të preken fondet e disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Bujqësisë dhe e Transportit. Në një moment replike mes tyre Ahmetaj është dëgjuar teksa i kthehet me fjalët: Mos më ndërpre të lutem

Braçe e ka ndalur vëmendjen e tij tek mirëmbajtja e rrugëve, duke i kërkuar llogari, ndërsa Ahmetaj tha se ishte i hapur të uleshin e të diskutonin në lidhje me këtë çështje.

Pyetja e parë e Braçes kishte të bënte me dhëninen e koncensioneve, a janë dhënë konform ligjit. Ai po ashtu kërkoi të dinte pse kishte rritje fondi për menaxhimin e mbetjeve dhe sekorin e energjisë që ka ecuri të mirë? Braçe kërkoi të dinte pse kishte ulje fondi prej 33 milionë lekësh për stafin e vettingut? Po ashtu donte të dinte pse kishte më shumë leje ndërtimi në Tiranë se në bashkitë e tjera?

Ahmetaj:  Zoti Braçe a për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit. Investimet e brendshme kanë ecur më shpejt sesa ato te huaja

Braçe: Më intereson të marrë përgjigje për pyetjet që kam bërë

Ahmetaj: 3.3 mld është paketa e solidaritetit që do i ofrohet pensionistëve në fundvit. Të gjitha të dhënat e tjera do t;i dërgoj me email

Madje për të dhëna më të plota, Ahmetaj tha se do t’i dërgonte edhe një email.

Braçe: Cfarë do më dërgosh me email, të dhënat e FMN?

Ahmetaj: Të gjitha të dhënat do t’i dërgoj

 

Paga mesatare në shtet 

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, njoftoi sot rritjen e pagës mesatare në shtet. Gjatë raportimit në komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Ahmetaj tha se përmirësimi i tregut të punës krijon terren të përshtatshëm për rritjen e pagës reale. Ndërsa shifra sesa do të rritet paga mesatare, Ahmetaj tha se do bëhet publike në një moment tjetër.”Iu referuat pagës mesatare në shtet, ka njohur rritje reale në fund të 2017 me 3% dhe besoj që do kemi shifra të reja shumë shpejt, për shkak të përmirësimit të tregut të punës, do kemi rritje të pagës reale. Sa të dalë shifra, do t’i ndajmë me ju. Sot Shqipëria është me rritjen më të madhe të pagave që prej 2010-ës. Është raporti i fundit i BB që konstaton ritmin e rritjes”- tha Ahmetaj.

Braçe kritika Ahmetajt për shpërblimin e pensionistëve

reu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe i ka kujtuar ministrit Arben Ahmetaj premtimin e maxhorancës se shpërblimi për pensionistët në fundvit do shkojë deri në 10 mijë lekë të reja.

Gjatë raportimit të Ahmetajt te Ekonomia, Braçe tha se një deputet merr 10 mln lekë si aksioner, ndërsa diskutimi për pensionistët bëhet për 50 mijë lekë të vjetra.

“Luftë pabarazisë. Është e paimagjinueshme që një deputet si aksioner të të marrë 10 milionë lekë, ndërsa ne këtu flasim për 50 mijë lekë. Kemi premtuar 7-10 mijelë lekë” – shpreh Erion Braçe.

Përgjigja e ministrit Arben Ahmetaj ishte se vlera pritet të shkojë në ato shifra, por për këtë vit parashikimi është se çdo pensionist do përfitojë në fund të vitit 5 mijë lekë të reja shpërblim.