Arrestohen 7 persona që luftuan për ISIS

Shtatë  persona që dyshohet se kanë luftuar në Siri dhe Irak krahas kryengritësve islamikë janë arrestuar në Maqedoni. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm, ndërsa nuk janë dhënë detaje rreth identitetit të personave të arrestuar.

Policia tha se të arrestuarit, të moshave nga 23 deri në 41 vjeç, ishin akuzuar lidhur me dy raste të veçanta në vitet 2015 dhe 2016 për pjesëmarrje në luftërat në Siri dhe Irak.

Nëse shpallen fajtorë ata mund te denohen deri në 10 vjet burg. Autoritetet maqedonase thonë se më shumë se 100 shtetas nga ku vend ndodhen në Siri dhe Irak për të luftuar, ndërsa 20 persona janë vrarë.