Rigjykimi i Izet Haxhisë në ngërç, drejt dorëheqjes trupa gjykuese

Ngec sërish procesi i rigjykimit të Izet Haxhisë pas dorëheqjes së gjyqtares Fatmira Hajdari.

Fatmira Hajdari ishte pjesë e trupës gjykuese me Shkëlqim Mustafën dhe Andi Civicin.

Drejt dorëheqjes dhe trupa e re e përbërë nga Valdete Hoxha, Genti Shala dhe Astrit Haxhialushi.

Burime nga Apeli i Tiranës konfirmojnë se gjyqtarja Hoxha dhe dy koleget e saj kanë kërkuar të dorëhiqen nga ky gjykim.

Vendimi nëse do pranohet apo jo dorëheqja e tyre do të merret brenda datës 15 shtator.