Manjani publikon pamjet e ndërtimit të Teatrit: T’i plasin sytë gomerët e Rilindjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka publikuar në Facebook pamjet që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror.

Sipas Manjanit nuk kishte askund as kuaj e as vend për fashistët, paçka se ia vunë emrin Teatri Savoia.

“Ja ku janë pamjet, që ti plasin sytë gomerët e Rilindjes! Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë, asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim”, shprehet më tej ish-ministri.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit

Ja ku janë pamjet që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror. Fashistët vetëm i vunë emrin Teatri Savoia.

Siç e shihni nuk kishte askund as kuaj e as vend për ta!

Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë.

Ja ku janë pamjet, që ti plasin sytë gomerët e Rilindjes! Asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim!

Ju duhet toka sot për ta vjedhur, ky është avaz tjetër. Por historia tregon se aty është luajtur art dhe është emetuar kulturë!

Dhe kush është më e bukura: këto pamje janë risjellë në vemendjen e publikut nga vetë Rilindasit e sotëm, kur erdhi Papa. Specialistët tanë dhe ata Italianë i nxorën këto foto për qëllim restaurimi.

Tani duan ta fshijnë…..

Turp e faqja e zezë, për cilindo që në kampin e Rilindjes i ka mbetë sadopak fytyrë!