Aktorja e njohur humb betejën me kancerin në mushkëri

Aktorja Jacqueline Pearce ka humbur jetën në moshën 74 vjeçare për shkak të kancerit në mushkëri.

Ajo ishte e njohur për disa seri fantashkencë në BBC. Jacqueline u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Lancanshire.

Miku i saj, John Ainsworth e kujtoi me disa fjalë prekëse duke thënë: “Ajo ishte e egër, shumë e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë, gjë që nuk e ndihmonte gjithmonë, por cdo njeri e kuptonte vendin e tij.

Ajo pëlqente një gotë shampanjë dhe i pëlqente që të gjithë të kalonin mirë me të, dhe natyrisht ishte një aktore e shkëlqyer dhe të gjithë ata që kanë punuar me të, e kujtojnë me shumë dashuri”.

Ai shtoi se Jacqueline u diagnostikua me kancer para pak javësh dhe zgjodhi të merrte trajtime nga shtëpia.