Për 100 euro, 3 shqiptarë masakrojnë patriotin e tyre

Tre shqiptarë të moshës 67, 24 dhe 22-vjeç, kanë sulmuar të riun për një shumë prej 100 eurosh, i cili ua kishte marrë borxh atyre dhe e goditën atë në kokë me grabu (mjet bujqësor për mbledhjen e barit).

24 vjeçari për fat të mirë nuk është plagosur rëndë. Policia ka nisur hetimet ndaj tre autorëve.

Stacioni i policisë në zonë ka hapur dosje për dëmtime të rrezikshme fizike ndaj tre shqiptarëve, të cilët së bashku i shkaktuan dëmtime 24 vjeçarit duke e goditur në kokë me një mjet bujqësor. I riu mbetet i shtruar në spital.