Përplasjet me Mourinhon, Pogba drejt rikthimit të bujshëm te Juventusi në janar

Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United dhe të bashkohet me Juventusin në merkaton e transferimit të janarit. Mediat italiane shkruajnë se 25-vjeçari u kthye te United nga Juventusi për 89 milionë sterlina pak më shumë se dy vjet më parë. Por mesfushori që ka fituar Kupën e Botës ka luftuar për qëndrueshmëri gjatë dy sezoneve të tij nën drejtimin e portugezit Jose Mourinho.

Sipas gazetës “Tuttosport” të bazuar në Torino, marrëdhëniet e dobëta të Pogba me Mourinho-n janë forca lëvizëse pas dëshirës së tij për të lënë “Old Trafford” dhe mesfushori po planifikon një kthim në klubin e tij të mëparshëm, ku ai do të gjente portugezin Cristiano Ronaldo. Nëse Pogba do të kompletojë një kthim në Juventus, që do të ishte shokues për opinion sportiv, francezi do të mund të luante për klubin italian në Ligën e Kampionëve, pasi UEFA ka hequr rregullin që një lojtar nuk mund të aktivizohet me dy klube në Champions League që nga ky sezon.

Pogba do të përballet me klubin e tij të mëparshëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pasi United është në Grupin H së bashku me Juventusin, Valencian dhe Young Boys.

Tuttosport claim Paul Pogba wants to join Cristiano Ronaldo at Juventus in January